TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reshjet e shiut kanë sjelle rrëshqitje gurësh në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Si pasojë e rënies së gurëve ka mbetur i bllokuar qarkullimi dhe automjetet janë detyruar të marrin rrugën e vjetër të Ballshit.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), kompanitë kontraktore kanë mbërritur në vendngjarje ku po punojnë për të zhbllokuar segmentin rrugor dhe sjellë situatën në normalitet.
“Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se per shkak te reshjeve intensive te shiut, ne aksin Levan-Tepelene prane Poçemit ka patur rreshqitje masivi guresh ne rruge.
Kompanite kontraktore kane mberritur ne vend per te vleresuar situaten dhe zhbllokuar rrugen. Ndersa ne bashkepunim me policine rrugore eshte devijuar qarkullimi dhe mjetet po perdorin rrugen e vjeter te Ballshit.”, thuhet në njoftimin e
ARRSH-së.
