LIFESTYLE, 6 Prill 2019, 13:46

Foto/ Bora Zemani kthehet në ekran, zbulon detaje nga projekti

Moderatorja Bora Zemani në një “lojë” pyetje-përgjigje në ‘Instagram’, ka dhënë disa detaje mbi të ardhmen e saj në ekran.

“Si mendoni, cili do të jetë projekti im i radhës?”

Kjo ishte pyetja që Bora ka bërë në ‘Instastory’, duke angazhuar gjithë fansat e saj, të hamendësojnë se cili është projekti i saj i radhës. Mes përgjigjeve të shumta, ajo ka zbuluar në një farë mënyre të ardhmen e saj televizive.

“Nuk po publikoj më nga përgjigjet tuaja se janë pa fund. Projekti i radhës ka lidhje me TV. Shumë shpejt, do të vij me një format të ri, shuuuumë të veçantë e të bukur. Mezi po pres… shihemi së shpejti.

P.S i gjetët dhe disa nga planet e së ardhmes. Se cilën do bëj të parën nuk e di, por do ju pyes edhe për këtë. Pyetjet e tjera do jenë për ato gjëra që më sugjeruat ju vetë.”

Bora mund të jetë bashkëprezantuese me dy vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj në një spektakël që ende nuk e ka zbuluar.

Në fakt, pak javë më parë, ndërsa ishte e ftuar në “E diell”, moderatorja e njohur konfirmoi se janë jo një, por dy projekte ato që do ta rikthejnë dhe njëri është në nivel spektakli.