TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në transmetime direkte incidentet janë të pashmangshme dhe papritur çdo gjë mund të ndodhë. Incidentet me veshjet janë ato që ndodhin më shpesh dhe një i tillë i ka ndodhur Alketa Vejsiut sot.
Moderatorja dukej shumë elegante e veshur me një palë kominoshe ngjyrë bojëqielli.
Por teksa prezantonte emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, papritur Alketës iu zbërthye pjesa e sipërme e veshjes duke i nxjerrë dekoltenë.
Moderatorja menjëherë vuri dorën dhe u mundua ta mbërthejë, por siç duket mbërthyesja i kishte rënë dhe Alketa u detyrua për disa minuta ta mbante dorën tek veshja.
Më pas, për shkak se programi duhet vazhdonte dhe nuk kishte asnjë mënyrë për ta rregulluar aty për aty, Alketa nuk e mbajti më dorën tek veshja dhe e la dekoltenë e hapur, por duke u kujdesur që mos të tregonte më shumë se ç’duhej.




