TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reperi i njohur shqiptar, Noizy, e ka kaluar fundjavën që lamë pas në bregdet. Ai ka ndarë një foto edhe me fansat e tij në Instagram.
“E ke trupin plot tato, a bon me ti prek huh huh?”, shkruan Noizy në foton ku shfaqet me kurriz dhe në sy bien tatuazhet e tij.
https://www.instagram.com/p/BhTl3yql66g/?taken-by=zinizin
Mirëpo miqtë tij në Instagram kanë kapur një detaj tek kjo foto.
“Të paska dalë një gungë mbrapa si bugzyt”, i shkruan njëri nga ndjekësit e tij.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Noizy-t, i cili ka sqaruar se kjo shenjë i ka ngelur nga një aksident.
“Është nga aksidenti”, ka replikuar Noizy.
Të gjithë kujtojmë se në nëntor të vitit 2014 reperi i njohur u aksidentua në autostradën Tiranë-Durrës. Në momentin që Noizy po tentonte të parakalonte një makinë tjetër humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Pikërisht nga ky aksident ai mbeti i lënduar me disa plagë në kokë, këmbë dhe në kurriz.