LIFESTYLE, 9 Prill 2018, 12:49

8 veshjet që duhet të kenë femrat e shkurtra, sipas këtyre fashionistave

E pranojmë, fotot në rrjetet sociale nuk tregojnë gjithnjë të vërtetën, por nuk janë vetëm efektet ato që i ndryshojnë pamjen dikujt. Veshja ka një ndikim “magjik” dhe kur t’ju tregojmë këto fakte do të bindeni më shumë.

Gjatësinë e shumë prej femrave të njohura të ekranit shqiptar nuk mund ta dimë me saktësi, por kemi zbuluar sekretet që ato përdorin për t’u dukur më të gjata.

Ky truk nuk fshihet tek takat e larta, por te mënyra e kombinimit.

Në këtë guidë mode do t’ju tregojmë disa veshje “must”, të cilat nëse kombinohen në mënyrën e duhur mund t’iu shtojnë disa centimetra.

Dojna Mema: Xhinset kaubojs

Këto lloj xhinsesh krijojnë iluzionin e këmbëve më të gjata. Ashtu si në kombinimin e moderatores Dojna Mema, truku është që xhinset të jenë me shtrat të lart dhe gjerësia të fillojë në fund. Bluzën iu këshillojmë ta vendosni brenda pantallonave.

 

Miriam Cani: Vishu e gjitha me një ngjyrë

Të përdorësh ngjyrat për të rritur gjatësinë është një strategji efektive, pasi ndihmon në krijimin e një linje vertikale. Nëse vishesh nga koka te këmbët ngjyrë “nude”, si Miriam Cani, zgjidhni një stil “chic”.

 

Lori Hoxha: Pardesytë treçerekëshe

Kur je e imët, duhet që veshjet të përshtaten në mënyrën e duhur dhe gjërat e gjata shpesh të japin efektin që t’i dëshiron.

 

Roza Lati: Veshjet me prerjen V

Veshjet e tilla japin iluzionin e një trupi më të gjatë dhe Roza Lati duket se e di këtë truk.

 

Fatma Methasani: Vish gjëra të shkurtra

Nëse je e imët duhet të bësh një zgjedhje: ose veshje të super të shkurtra ose super të gjata. Minifundet tregojnë trupin dhe iluzionin e këmbëve më të gjata.

 

Aurela Hoxha: Mos hiq dorë nga fundet e gjata

Një fund i gjatë dhe pse jo me detajin e tylit, ju jep idenë e një trupi më të gjatë.

 

Armina Mevlani: Kulotat e gjata

Kjo veshje të jep efektin e vazhdimësisë së këmbëve, ndaj mund të fshini pa frikë gjatësinë.

 

Sara Kolami: Fustanet me lule

Me një fustan të tillë mund t’i çorientosh lehtësisht të tjerët.