LIFESTYLE, 9 Prill 2018, 14:25

Së shpejti një hit tjetër në treg, Rovena Dilo dhe Eneda Tarifa në një bashkëpunim

Së shpejti një hit tjetër në treg, Rovena Dilo dhe Eneda

Kanë treguar gjithnjë se janë mjaft mikesha me njëra-tjetrën, veçse janë dy artiste mjaft të njohura dhe të pëlqyera për publikun.

Por këtë herë duket se shumë shpejt Eneda Tarifën dhe Rovena Dilon do i shohim në një bashkëpunim së bashku.

Ka qenë Rovena e cila ka publikuar në rrjete sociale një foto duke realizuar një tekst kënge dhe krahas saj ka shkruar:

“Mirëmëngjesi ! Kur kafja të vjen gjithë dashuri dhe kjo është pikërisht ajo që të duhet, sepse vargjet duan frymëzim dhe Enedës i duhet sa më shpejt teksti i këngës së re!,”-përfundon Rovena.

Në këtë mënyrë mësuam se së shpejti Eneda do të vij me një produksion të ri muzikor me tekst nga Rovena Dilo.

https://www.instagram.com/p/BhWCtOFlRbe/?taken-by=rovenadilo