LIFESTYLE, 9 Prill 2018, 14:22

Armina Mevlani humbet njeriun e dashur, ditë zie për blogeren e njohur

Armina Mevlani ka ndarë më ndjekësit e saj lajmin e trishtë, i cili duket se e ka lënduar. Në një postim në Instagram ajo ka treguar se ka humbur gjyshen e saj.

E veshur me të zeza dhe me një fytyrë të trishtuar Armina ka shkruar: “U prehsh në paqe gjyshe! Sot një ditë e trishtë për të gjithë ne”.

Ky duhet të jetë një nga momentet më të vështira në jetën e Arminës, duke qenë se vendin e një personi kaq të rëndësishëm në jetë nuk mundet ta zëvendësoje askush