TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ishte aktorja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur nga publiku, Marjana Kondi.
Si rrallëherë aktorja u emocionua shumë kur fëmijët e pyetën për prindërit e saj. Marjana tregoi se babai e ka lënë kur ishte 3 vjeç dhe u ritakua me të shumë vite më vonë.
“Unë kam qenë 5 vjeç kur babi nuk ishte më me mua, se babi im ka qenë pilot. Jeta shkoi dhe kur unë isha 49 – 50 vjeç, çuditërisht portreti i tij ishte siç e kisha lënë unë kur isha 3 vjeç”, u shpreh Mariana kur e pyetën për të atin.
Por kur erdhi pyetja e radhës për mamanë e saj e cila nuk jeton më, aktorja nuk i mbajti dot më lotët.
“Bota është e bukur shumë me të gjitha mamatë dhe baballarët”, Marjana me zërin duke iu dridhur nga emocionet.