TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë të diel, reperi shqiptar Noizy ka preferuar ta kalojë buzë detit, nën shoqërinë e disa prej miqve të tij.
Bashkë me modelen Oriola Marashi dhe pjesëtarë të tjerë të grupit OTR, Noizy ka udhëtuar në jug të Shqipërisë ku kanë shijuar rrezet e diellit.
Por në një nga videot e publikuara në rrjetin social Instagram, shohim se reperi ka pasur një incident të vogël me telefonin.
[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/04/30518912_256478941562450_7625596796709700212_n.mp4"][/video]
Duke xhiruar dhe bërë video gjatë gjithë kohës , telefoni i Noizy-t ka rënë në ujë. Pavarësisht se reperi ka mjaftueshëm të ardhura për të blerë një telefon të ri, ai ka gjetur një zgjidhje për të shpëtuar telefonin tij, duke e futur në oriz, hile kjo që përdoret për të larguar lagështirën.
Me sa duket, Nozy ka pasur informacione vërtet me vlerë në telefon, kështu që kjo ishte mënyra e duhur për ta shpëtuar.