TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arritur të zbulojë identitetin e nënës së foshnjës së pajetë që u gjet në koshin e plehrave para Bashkisë Lushnje.
Bëhet fjalë për shtetasen 32 vjeçare me iniciale A.N, banuese në Lushnje. Foshnja e pajetë u gjet nga disa fëmijë endacak teksa kërkonin kanace brenda mbeturinave.
Sipas policisë fëmija e pajetë është një e sapolindur dhe është hedhur aty për të humbur gjurmët, pasi ka qenë me gjasë i padëshiruar.
Informacioni i policisë:
Sot në datën 30.10.2018, rreth orës 08.30, në lagjen “Kongresi” Lushnje, në afërsi të Bashkisë Lushnje, pranë një koshi plehrash është gjetur një foshnje dy ditëshe e pa jetë.
U ngrit grupi hetimor dhe nga hetimet paraprake dyshohet se foshnja është braktisur nga nëna e saj, shtetasja A.N, 32 vjeçe, e cila është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje.
Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. TPZ.AL