AKTUALITET, 30 Tetor 2018, 10:34

Vrasja e Kaçifas ‘kërcënon’ politikani grek

Vrasja e Kaçifas ‘kërcënon’ politikani grek

Pas vrasjes së ekstremistit grek Kostandines Kaçifas nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, ka ardhur një tjetër reagim nga politika greke.

Kryetari i grupit parlamentar të Koalicionit Demokratik të Partive të Majta, ish-ministri Andreas Loverdos ‘kërcënon’ se do e çojnë çështjen e vrasjes së minoritarit grek Kostandinos Kaçifas. deri në Bruksel.

Këtë deklaratë e bëri sot para mediave greke, më tej i kërkoi kryeministrit Edi Rama të tregojë gjakftohtësi, të ndiqet rruga diplomatike.

Deklarata:

Edi Rama të tregojë gjakftohtësi, ne të tregojmë seriozitet dhe kujdes të jashtëzakonshëm për çështjen.

Të ndjekim rrugën diplomatike, ndoshta dhe përmes Brukselit. Duhet të sigurohemi se nuk do ketë pasoja tek njerëzit, tek minoritarët çdo deklarate apo qëndrim.

Kaçifas u vra nga RENEA pasi hapi zjarr ndaj tyre nuk pranoi të dorëzohej pavarësisht thirrjeve të policisë, kjo ngjarje është bërë shkak që politika greke të bëjë deklarata të ashpra ndaj palës shqiptare. TPZ.AL