SPORT, 11 Nëntor 2020, 15:00

Formacionet zyrtare, Shqipëri-Kosovë/ Reja nga minuta e parë me Çepelen dhe Hoxhallarin

Formacionet zyrtare, Shqipëri-Kosovë/ Reja nga minuta e parë me

Shqipëria pret Kosovën në Elbasan Arena në një sfidë miqësore, ndërkohë që tashmë janë bërë zyrtare edhe formacionet me të cilat dy skuadrat do të zbresin në fushë. Te kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja ka shumë ndryshime, sidomos në mbrojtje aty ku luajnë për herë të parë emra si Albi Doka, Erjon Hoxhallari e Ramen Çepele.

Ndërkohë, për këtë sfidë, Reja ka ndryshuar edhe skemën (4-3-3), teksa ka hedhur në fushë edhe tre sulmues si Myrto Uzuni, Bekim Balaj e Taulant Seferi. Sakaq, në radhët e Dardanëve gjithashtu ka ndryshime. Betim Fazliji debuton në mbrojtjen e Kosovës, ndërsa rikthehet titullar Bernard Berisha, teksa sulmin e udhëheq gjigandi Vedat Muriqi.

Kujtojmë se Kosova nuk do të ketë në stol Bernard Shaland për shkak se është infektuar me COVID, teksa ekipi do të drejtohet nga zv.trajneri Muharrem Sahiti.

Formacionet zyrtare, Shqipëri-Kosovë:

Shqipëria: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Selahi, Laçi, Ramadani, Uzuni, Balaj, Seferi

Trajner: Edi Reja

Kosova: Muriç, Rrahmani, Fazliji, Hadërgjonaj, Aliti, Shala, Kryeziu, Celina, Berisha, Kastrati, Muriqi

Zv.trajner: Muharrem Sahiti