SPORT, 9 Nëntor 2020, 13:34

Trump do të jetë një njollë turpi në historinë politike Amerikane

Trump do të jetë një njollë turpi në historinë


Nga Ilir Demalia/

Populli Amerikan foli me 76 milion vota dhe 292 vota elektorale në favor të Presidentit Joe Biden kur ka dhe dy shtete akoma Georgia dhe Arizona, te cilat dhe keto janë në favor të Biden dhe shkon 318 elktoral vote.

Plasni syte o të verber, injorante pa kufi, qesharak deri në neveri me “antikomunizmin” tuaj pas vaktit shurres si antipod komunist dhe formim e kulture komuniste!

Ju idolartorë primitiv që barazoni nje lider kushdo qoftë Ai me Zotin dhe si i dërguar i tij!

Ju mentalitet i mbyllur fshataro-komunist, ju Turpi i shoqerive moderne të shek 21!

George W Bush uron Presidentin e 46 të Amerikes, Joe Biden, dhe I kerkon Presidentit të vetmuar në paranojën e tij si mbreti lakuriq në White House, të pranoj humbjen se nuk ka manipulim.

E di që do të filloni me bajatllikun tuaj edhe për Bush , me establishmentin. Me Sorrën. Me iluminatin. Me konspiracionin botëror si rrethimi imperialisto-revisionist dhe sot rrethimi komunisto-Rothschild family dhe familjet e iluminatit.

Por këto ju bëjnë vetëm mjerane dhe tregon se jeni në gjëndje të mjeruar dhe kjo është arsyeja që perkrahni nje narcicist-delikuent, mithoman-paranojak dhe injorant.

Në dt 20 Janar 2021 në Oval Office në White House do të ulet Presidenti i 46 i USA dhe Trump është jashtë si njeri që do të jetë një njollë turpi në historinë politike Amerikane.