SPORT, 8 Nëntor 2020, 21:39

Vendos goli i Osimhen, Napoli fiton në Bologna dhe ngjitet në vendi ne tretë

Vendos goli i Osimhen, Napoli fiton në Bologna dhe ngjitet në vendi ne

Ka mjaftuar një gol i Victor Osimhen në minutën e 23-të, që Napoli të triumfojë 0-1 në transfertën emiliane ndaj Bolognës dhe të ngjitet në kuotën e 14 pikëve, në vendin e tretë të kampionatit italian.

Pas humbjes së befasishme një javë më parë ndaj Sassuolos, skuadra e Gattusos reagoi mjaft mirë pasditen e sotme në “Dall’Ara” dhe dominoi ndeshjen për minuta të tëra, por arriti të shënojë vetëm një gol.

Sulmuesi Osihmen u shërbye saktë nga Hirving Lozano në minutën e 23-të dhe gjuajti saktë me kokë, duke mposhtur Skorupskin dhe duke i dhënë tre pikët Napolit, që po bën mjaft mirë në kampionat.

Nga ana tjetër Bologna u zgjua vetëm në 10 minutat e fundit dhe krijoi 2-3 raste shënimi, ku veçanërisht Orsolini i shkoi shumë pranë golit, por njëherë u ndal nga portieri Ospina dhe më pas gjuajti jashtë kuadratit.