TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekipet kombëtare të Shqipërisë dhe Bjellorusisë nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshjet e nëntorit të Kualifikueseve të FIBA-s për EuroBasket 2021.
FIBA e Europës u informua nga Federatat Kombëtare përkatëse për ndërprerjet kritike të lidhura me COVID-19 në përgatitjet e tyre, të cilat do të parandalojnë ekipet të udhëtojnë dhe të marrin pjesë në turneun e Kualifikueseve në Stamboll, Turqi.
Si rezultat, nga FIBA e Evropës janë marrë vendimet e mëposhtme:
Lojërat Turqi- Shqipëri dhe Shqipëri- Lituani nuk do të luhen siç është planifikuar dhe statusi i atyre lojërave do të vendoset nga organet përkatëse disiplinore në një fazë të mëvonshme. Ndeshja Bjellorusi – Poloni, po ashtu, nuk do të luhet siç është planifikuar. Statusi i kësaj loje do të vendoset nga organet përkatëse disiplinore në një fazë të mëvonshme.
Një nga gjashtë vendet e miratuara për zhvillimin e Kualifikueseve të ardhshme, Stambolli po pret turnetë në stadiume të mbyllura, pa tifozë, për Grupet E dhe F, në të cilat Shqipëria dhe Bjellorusia ishin vendosur të merrnin pjesë.
Lojërat e tjera në Stamboll nuk ndikohen dhe do të zhvillohen siç është planifikuar, njofton FIBA.
/TPZ.al/