SPORT, 9 Nëntor 2020, 22:40

Salzburg në “hall”, gjashtë futbollistë preken nga COVID-19!

Salzburg në “hall”, gjashtë futbollistë preken nga

Koronavirusi prek në mënyrë masive klubin austriak të Red Bull Salzburg.

Gjashtë futbollistë të Salzburg kanë rezultuar së fundmi me COVID-19, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur nga klubi. Ata janë izoluar menjëherë, teksa pjesa tjetër e ekipit ka përfunduar në karantinë të përbashkët. Në kushte të tilla, asnjë prej lojtarëve të skuadrës nuk mund të largohet drejt kombëtareve respektive.

Salzburg, ekipi që ka fituar shtatë titujt e fundit kampionë në Austri, bën pjesë në grupin A të Champions League, bashkë me Bayern Munich, Atletico Madrid dhe Lokomotivën e Moskës teksa austriakët kanë grumbulluar vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e para.