SPORT, 9 Nëntor 2020, 17:32

Ndryshime te kombëtarja kuqezi, Reja fton dy lojtarë të Tiranës

Ndryshime te kombëtarja kuqezi, Reja fton dy lojtarë të

Marash Kumbulla dhe Lorenc Trashi nuk mund te grumbullohen me kombëtaren për sfidat e muajit nëntor: miqësoren me Kosovën (e mërkurë, ora 17:00) dhe duelet shtëpiake të Nations League me Kazakistanin (15 nëntor, 18:00) dhe Bjellorusinë (18 nëntor, 18:00).

Edy Reja nuk ka humbur kohë dhe e ka gjetur zgjidhjen te kampionët e Tiranës. Trajneri italian i kuqezinjve, ka ftuar Erion Hoxhallarin dhe Marsel Ismajlgecin, lojtarë që aktivizohen të dy në krahun e majtë të mbrojtjes.

12 ndeshje me Shqipërinë U21 numëron Hoxhallari, i cili grumbullohet për herë të parë me kombëtaren e madhe. Gëzim edhe për 20-vjeçarin Ismajlgeci, një ndër surprizat më të bukura të vitit të fundit të Tirana dhe Shqipëria U21.