AKTUALITET, 21 Prill 2020, 18:06

Rama: Më 4 maj do të lehtësojmë lëvizjet dhe do të hapim bllokun e 3-të të bizneseve, për shkollat vendim javën tjetër

Rama: Më 4 maj do të lehtësojmë lëvizjet dhe do të

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se, nga data 4 maj do të nisë hapja graduale duke nisur me zgjatjen e orarit të lëvizjes dhe hapjen e bllokut të tretë të bizneseve.

Rama tha se duhet të mësohem me virusin se ai nuk largohet pa dalë vaksina. Ndalur tek shkolla ai theksoi se javën që vjen do kemi një vendim për shkollat dhe universitetet.

“Armiku i padukshëm që po luftojmë nuk ikëm se po mbyllemi brenda po nuk doli vaksina. Ndaj ne na duhet të bashkëjetojmë me të. Hapja duhet të jetë graduale ndryshe çdo gjë që bëmë deri këtu humbet dhe kthehemi në zero.

Është një dhimbje koke edhe për ju edhe për mua. Javën e ardhshme do rrisim orarin e daljes në pazar. Do lejojmë edhe taksitë për njerëzit që do të ikin nga një qytet në tjetrin.

Nga 4 maji do lehtësojmë lëvizjet dhe do hapim bllokun e tret të bizneseve. Edhe pak durim por nuk ka rrugë tjetër. Hapja do garantohet nga rregulla.

Ka rëndësi të kuptohet se në fund të ditës lejet duhen për të garantuar shëndetin e secilit. Duhet të jemi më kërkues nga ju por duhet të jeni kërkues edhe nga vetja. Deri në fillim të javës tjetër do kemi një vendim për shkollat dhe universitetet. Vetëm Danimarka i ka hapur shkollat”, tha Rama.