AKTUALITET, 10 Gusht 2018, 20:41

Masakra e Resulajt, autori vrau Sarën 15 vjeçe dhe Ledjonin 6-vjeçar

Masakra e Resulajt, autori vrau Sarën 15 vjeçe dhe Ledjonin

Ridvan Zykaj, 24-vjeçari që kreu masakrën e Resulajt, ku mbetën 8 të vrarë dhe 6 të plagosur, dhe e realizoi tragjedinë për një shkak thuajse banal, nuk ka i kursyer jetën as Sarës 15-vjeçare dhe Ledjonit 6-vjeçar, fëmijët e Besimit dhe Vasilikës, edhe ata të mbetur të vrarë.

Nga të dhenat e deritanishme, autori ka  vrarë vëllai i gjyshit të tij, Demirin, 76 vjeç, dhe  gruan e tij Perri, 78 vjeç,  si  dhe  ka vrare dy djemtë e Demirit.

Ka vrarë djalin e Demirit:  Azemin, 49 vjeç,  dhe  gruan e tij, Aferdita, 47 vjeç.

Si dhe djalin tjeter te Demirit :  Besimin, 45 vjeç,  dhe gruan, Vasilika, 40 vjeç e tij  si  dhe dy femijet e tyre Sarën, 15 vjeç dhe Ledjonin rreth 6 vjeç.

Krimet e Rënda në Tiranë ndodhen në procesin e pyetjes së prindërve të  vrasësit Ridvan Zykaj, 24-vjeçarit që kreu sot masakrën e Resulajt, ku mbetën 8 të vrarë dhe 6 të plagosur, për të marrë më shumë informacion rreth tij dhe rrethanat e ngjarjes.

/TPZ.AL/