AKTUALITET, 10 Gusht 2018, 22:50

RENEA rrethon Resulajn në Selenicë: Zykaj dyshohet se fshihet në një banesë të këtij fshati

RENEA rrethon Resulajn në Selenicë: Zykaj dyshohet se fshihet në

Forca të shumta të RENEA-s, FNSH-së dhe DELTA FORCE kanë rrethuar fshatin Resulaj në Selenicë, pasi dyshohet se autori i masakrës me 8 të vdekur, Ritvan Zykaj, 24-vjeç fshihet pikërisht në një banesë të këtij fshati.

Forcat Speciale kanë paralajmëruar se do hapin zjarr nëse autori bën rezistencë. Ata i kanë bërë thirrje autorit të dorëzohet. Ritvan Zykaj dyshohet se është i armatosur me dy armë zjarri kallashnikov, të cilat i përdori në masakrën ndaj kushërinjve të tij.

Në Resulaj të Selenicës ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të ndjekur nga pranë vijimin e operacionit policor për kapjen e të dyshuarit.

Nga masakra e kryer, autori ka vrarë vëllain e gjyshit të tij, Demirin, 76 vjeç, dhe gruan e tij Perri, 78 vjeç, si dhe ka vrare dy djemtë e Demirit: Azemin, 49 vjeç, dhe gruan e tij, Aferdita, 47 vjeç; si dhe Besimin, 45 vjeç, dhe gruan, Vasilika, 40 vjeç e tij si dhe dy fëmijët e tyre Sarën, 15 vjeç dhe Ledjonin rreth 6 vjeç.