AKTUALITET, 10 Gusht 2018, 20:30

Masakra e Resulajt, Krimet e Rënda në Tiranë po pyesin prindërit e vrasësit

Masakra e Resulajt, Krimet e Rënda në Tiranë po pyesin

Krimet e Rënda në Tiranë ndodhen në procesin e pyetjes së prindërve të  vrasësit Ridvan Zykaj, Ridvan Zykaj, 24-vjeçarit që kreu sot masakrën e Resulajt, ku mbetën 8 të vrarë dhe 6 të plagosur, për të marrë më shumë informacion rreth tij.

Ai njihej si përdorues droge dhe jo me të meta mendore.

Shkaku i tragjedisë ka të bëjë me një qejfmbetje. Sherri, siç mësohet nga hetuesit, ka nisur pas festës së fshatit. Autori ka debatuar me njërën nga viktimat për një gardh, prej së cilës është ofenduar, e në gjakftohtësi e sipër ka shkuar të marrë armën për të kryer aktin makabër.

Autori i ngjarjes ka hyrë fillimisht në shtëpinë e gjyshërve i armatosur me kallashnikov, e ka shtënë mbi ta dhe dy prej pjesëtarëve të familjes së një xhaxhai. Më tej ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër, 30 metra më larg, për të ekzekutuar edhe 4 persona të tjerë, vet xhaxhain, bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Viktimat janë Demir Zyka, Besim Zyka, Azem Zyka, Peri Zyka, Vasilika Zyka, Afërdita Zyka, Sara  Zyka dhe Ledion Zyka.

Dy nga viktimat janë fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç.

/TPZ.AL/