TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mësohet se para ngjarjes ai kishte qenë në një drekë familjare dhe kishte pirë, ndërsa pasi ishte kthyer në fshat kishte shkuar në shtëpinë e vëllait të gjyshit të tij, Demir Zykaj, dhe ka qëlluar mbi të, gruan e tij, dy djemtë e tij, gratë e këtyre të dyve dhe dy fëmijët e njërit prej djemve.
8 viktimat nga një trung familjarë:
1-Demir Zyka, 76 vjeç, Vëllai i gjyshit të autorit
2- Ferie Zyka, 78 vjeçe, Gruaja e Demirit
3-Besim Zyka, 42 vjeç, Djali i Demirit
4-Vasilika Zyka, 40 vjeçe, Gruaja e Besimit
5-Sara Zyka, 15 vjeçe Vajza e Besimit
6-Ledjon Zyka, rreth 6 vjeç, Djali i Besimit
7-Azem Zyka, 49 vjeç Djali i Demirit
8-Afërdita Zyka, 47 vjeçe Gruaja e Azemit

Autori është ende në kërkim ndërsa policia po bën krehjen e zonës për gjetjen dhe arrestimin e tij. Më herët Policia e Vlorës njoftoi të gjithë qytetarët të cilët kanë informacion për vendndodhjen e tij, të lajmërojnë, ndërsa po ashtu kërkoi që të gjithë të bëjnë kujdes pasi autori është i rrezikshëm dhe qarkullon i armatosur.
“Panorama”, sipas një dëshmie, ka mësuar se dy javë më parë autori ishte dhunuar nga një prej të afërmve të tj, çka mendohet se ka sjellë edhe këtë reagim të tij, që përfundoi në një masakër.