AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 22:40

Fitore “thriller” e Interit, Brozoviç shënon në minutën e 94-t. VAR anulon tre gola

Një gol i Brozoviçit në limitet e kohës shtesë (94’), i garantoi një fitore dramatike Interit në transfertën me Sampdorian.

Perisiç krosoi dhe Brozoviç, pasi e përpunoi mjeshtërisht shkarkpi të djathtën e tij, duke mposhtur Auderon.

Për t’u përmendur është fakti që, u anuluan tre gola nga VAR (dy për Interin dhe një për Sampdorian, ndërkohë që Kandreva goditi shtyllën.

Pas fitores në Ligën e Kampionëve me Totenhemin (2-1), të siguruar në fundin e takimit, edhe ndaj Sampdories në Serie A, skuadra e Spaletit tregoi grintë.

Interi u ngjit në kuotën e shtatë pikëve pas pesë ndeshjeve, një më pak se Sampdoria.

/TPZ.AL/

NDESHJET E SOTME DHE RENDITJA