AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 20:23

Ndalet ritmi i Spalit, Fiorentina në ndjekje të Juventusit

Ndalet ritmi i Spalit, Fiorentina në ndjekje të Juventusit

Fiorentina ka arritur një fitore të pastër 3-0 ndaj Spalit në shtëpi. Vjolët arritën që të regjistronin fitoren e tretë për këtë sezon dhe tani e shohin veten në kuotën e 10 pikëve, vetëm 2 më pak se Juventusi kryesues, por me bardhezinjtë që kanë një ndeshje më pak.

Skuadra e Piolit shënoi që në minutën e 18-të me Marko Pjacën. Vetëm 1o minuta më vonë ishte Milenkoviç që dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë ishte Kieza, që shndërroi në gol pasimin e Pjacës.

Spali mbetet në kuotën e 9 pikëve, duke pësuar një humbje që i ndal ritmin e mirë që kishin nisur kampionatin.