AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 19:50

Monika Kryemadhi tregon arsyen e shkrirjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Monika Kryemadhi tregon arsyen e shkrirjes së Prokurorisë së

Kryetarja Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në Elbasan, nga ku ka folur edhe për zhvillimet aktuale.

Duke u ndalur tek sherri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Kryemadhi u shpreh se ashtu siç edhe u emërua me rrëmujë kryeprokurorja, ashtu vijon të jetë.

Sipas saj, drejtësia është kapur, ndërsa shtoi se Krimet e Rënda  janë shkrirë nga Arta Marku për të mbyllur dosjen “Tahiri” dhe atë “Shullazi”.

“Prokurorja e Përgjithshme solli vetëm rrëmujë. Ju e keni parë çfarë ka ndodhur ditët e fundit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda,është shkrirë për të mbyllur çështjen Shullazi dhe Tahiri”, tha Kryemadhi, ndërsa shtoi se pavarësisht kësaj, është i rëndëishëm fakti se ndërkombëtarët kanë filluar të rrisin presionin sepse po sqarohen për mashtrimet me reformën në drejtësi.

Për kryetaren e LSI, kryeministri Edi Rama kërkon të kapë sistemin e drejtësisë.