AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 19:42

Zhduket 42-vjeçari në Mirditë, vëllai jep alarmin

Zhduket 42-vjeçari në Mirditë, vëllai jep alarmin

Një person rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme në Mirditë. Ka qënë vëllai i të zhdukurit, i cili ka bërë denoncimin në polici se vëllai i tij T.M, 42 vjec, banues në Arrëz është larguar nga banesa dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Komisariati i Policisë Mirditë:

Më datë 21. 09. 2018, shtetasi T. M., vjeç 42, banues në Arrëz, kallëzon se i është larguar nga banesa vëllai shtetasi K. M., vjeç 47. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë.