TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News24”, Kryemadhi tha se këta persona, Ditmir Bushati i ka pasur badigardët e vet në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 2017.
“Ne gjithmonë e inkurajojmë dhe suportojmë Policinë e Shtetit, ne nuk suportojmë inkriminimin e Policisë. Shpresoj që të jetë një aksion, siç është në të vërtetë në bashkëpunim me ndërkombëtarët, dhe të ketë rezultat. Mendoj se është shumë e rëndësishme sa është i lidhur Rama me këtë bandë, sa është i lidhur Bushati, dhe ndikimi në zgjedhjet e kaluara. Deri ku shtrihen falangat e tyre. Nuk është problemi se arrestohen 11 burra, por sa është i shtrirë ndikimi i tyre. Bushati i ka patur badigardët e vet në fushatë elektorale, e dimë shumë mirë si terrorizoheshin njerëzit në fushatë”, tha kryetarja e LSI-së.