AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 20:51

Totenhemi largon presionin, shënojnë Kejn dhe Lamela

Tri humbje radhazi kishin shtuar jo pak presionin te skuadra e Totenhemit. Por, mbrëmjen e sotme djemtë e Maurisio Poçetinos ja arritën të mundnin Brajtonin me rezultatin 2-1 falë golave të Kejn dhe Lamelës.

Herri Kejn u rikthye te goli, teksa konvertoi një penallti në minutën e 42-të.

Lamela i futur si zëvendësues shënoi golin e dytë për londinezët dhe konfirmo formën e mirë që po kalon.

Argjentinasi finalizoi një kundërsulm të skuadrës së tij, duke mposhtur portierin australian Met Rajan me një goditje më të majtën nga brenda zonës së rreptësisë.

Knokaert ngushtoi rezultatin në minutën e fundit, por ishte tepër vonë. Tri pikë për Totenhemin dhe më e rëndësishmja pak qetësi.

REZULTATET DHE RENDITJA