TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Plot 19 gola janë shënuar në pesë ndeshjet e së shtunës në Bundesligë. Hofenhajm dhe Dortmundi janë ndarë në barazim me rezultatin 1-1. Braziliani Xhoelinton kali vendasit në avantazh në fundin e pjesës së parë, ndërsa amerikani Pulishiç barazoi ndeshjen gjashtë minuta para fundit.
Verdhezinjtë e mbyllën sfidën më 10-të lojtarë, pas daljes me karton të kuq të qendërmbrojtësit francez Diallo, i cili bëri një ndërhyrje të parregullt si mbrojtës si fundit në minutën e 78-të të ndeshjes.
Gola dhe spektakël në Berlin, ku Herta vendase mposhti ekipin e Gladbahut, duke u ngjitur në krye të tabelës me 10-të pikë dhe një ndeshje më shumë se Bajerni i Mynihut.
