AKTUALITET, 5 Prill 2018, 16:32

Fidel Ylli: Zgjedhjet e FSHF-së janë të paligjshme, Fino do fitojë dhe në CAS

Fidel Ylli: Zgjedhjet e FSHF-së janë të paligjshme, Fino do
Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, ka folur në lidhje me mos rregjistrimin që Gjykata e Tiranës ka bërë për Asamblenë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në një intervistë të dhënë për “Telesport”, Ylli shprehet se zgjedhjet e Federatës që u zhvilluan më datë 7 shkurt janë të paligjshme.

Ylli shprehu bindjen se në rast se Bashkim Fino e ndjek çëshjen dhe në CAS të Lozanës, ai ka këtë çështje të fituar.

“E kam thënë që në fillim që zgjedhjet në Federatën e Futbollit janë të jashtëligjshme sepse shoqatat që kanë qenë të regjistruara aty nuk kanë qenë të regjistruara në Gjykatë. Dhe tani derisa çështja ka vajtur në Gjykatë ne s'kemi ç’të japim më duhet të respektojmë vendimet e Gjykatës.

Gjykata nuk e ka njohur këtë Asamble për arsyen se zgjedhjet kanë qenë ilegjitime sepse shoqatat që kanë marrë pjesë në votim nuk kanë qenë të rregjistruara në Gjykatë.

Presidenti i Federatës ka bërë një gabim të madh sepse ka pasur të gjithë kohën e duhur pasi nëse ato nuk i bëri në Asamblenë e parë ti bënte në të dytën, në qoftëse nuk i bëri në të dytën ti bënte në të tretë. Ti dërgonte këto 12 shoqata të Federatës që i kanë njerëz të emëruar të tyre që i jepen dhe rrogë nga Federata na 100 mij lek dhe shko rregjistrohu.

Dhe të jeni të sigurt se në rast se Bashkim Fino do ta dërgojë në CAS të Lozanës po e deklaroj që është një çështje e fituar”, u shpreh Fidel Ylli.