TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot në Parlamentin e Shqipërisë, Doktori i Filozofisë, doktoruar në Rumani, i mbiquajtur "Sokrati i Librazhdit", Taulant Balla, ka bërë një zbulim të thellë, që ka lënë me gojë hapur jo vetëm deputetët e mazhorancës, por edhe deputetët e opozitës së re, që nuk habiten kurrë në këtë botë, sepse nuk ju funksionon mekanizmi i habisë.
Doktori i Filozofisë, ka zbuluar, që Astrit Patozi, e ka krijuar partinë "Bindja Demokratike", i nxitur, ose nga Saliu, ose nga Luli.
E para që e kapi këtë skemë të Saliut dhe Lulit, ishte deputetja e talentuar dhe e mençur në politikë, Rudina Hajdari. Kjo ishte arsyeja, që ajo e refuzoi kategorikisht partinë e Astrit Patozit, për të mos u rikthyer në kthetrat e Saliut dhe të Lulit.
Pas deklarimit, gjatë pushimit të seancës, zëdhënësja e Rilindjes, Elisa Spiropali, iu afrua Taulant Ballës dhe i tha:
- Si e zbulove gjithë këtë komplot, o doktori ynë i mençur?
- Eh moj Elisa, ia ktheu doktor Balla, ka gjëra që nuk ka nevojë të zbulohen. Ato lindin kur partia e sheh të nevojshme.
- Kot pyeta - ia ktheu Elisa, sepse unë nuk do ta kisha zbuluar kurrë.
- Po pra Elisa, prandaj detyrat janë të ndara ,- ia ktheu Balla, ti je caktuar të deklarosh të gjitha ato që mendon dhe krijon partia dhe Rilindja jonë. Për këtë arsye, ty Elisa, ta kemi hequr organin e mendimit.
- Mua ma keni hequr, sepse e kam pranuar vetë, por ti o doktor plagjiatura, nuk e ke patur kurrë këtë organ - ia ktheu Elisa dhe u largua e zemëruar.
Ja deklarata e Doktorit të Filozofisë, Taulant Balla, në Parlament:
"Qesharake duket kjo historia që nënkryetari i PD, sulmon këtë vend për partitokraci. Ai ka qenë në pushtet dhe ka pasur plot 8 vite kohë për ta ndërruar. Ju s’keni faj por, partisë nënë thojini që Astrit Patozi është i tyre, nuk është i imi. Si mund të mbështesim ne kundërshtarin tonë, ku e dimë ne që kjo nuk është lojën e Saliut Astrit? Që se ka fut Luli? Puna juaj kjo, s’është puna jonë".
/TPZ.al/ Tej e këtej/