TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Muhamed Mekaca pak ditë më parë u dëbua nga Qeveria italiane nën akuzën se është pjesëtar i një organizate ekstremiste. Vet ministri Matteo Salvini ka konfirmuar këtë lajm përmes një postimi në Facebook.
E se 43-vjeçari me inicialet M.M, është dëbuar nga Republika e Italisë, ka njoftuar edhe këshilltari politik i Ministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj.
Mekaca i cili nuk ka pranuar të filmohet me kamerë, ka thënë se kjo i është bërë për shkak se pushtetarët italianë janë racistë.
Bashkë më të nuk u përzunë edhe tre fëmijët dhe gruaja e tij të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë në Siena të Italisë, raporton Klan Kosova.
“Mendoj se u dëbova se jam praktikues i fesë islame, e kemi xhaminë dhe në të gjendet qendra kulturore ‘Restelica’, nuk e di pse. Në dekretin e zëvendës kryeministrit italian është thënë se unë jam i rrezikshëm për qytetarët në Itali. Unë nuk jam i rrezikshëm, nuk i përkas asnjë organizate dhe nuk e përkrahi ISIS’in”, ka thënë i dëbuar Muhamed Mekaca.
[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/08/radikal.mp4"][/video]