AKTUALITET, 10 Gusht 2019, 20:11

Plagosja në Laç/ Policia jep detajet e para të ngjarjes

Plagosja në Laç/ Policia jep detajet e para të ngjarjes

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit.

Në një njoftim paraprak, policia thotë se rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, ndërsa janë vënë në kërkim të autorit.

Policia Kurbin / Informacion paraprak

Në lagjen nr.1 në Laç, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Laç, i cili është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.