AKTUALITET, 9 Prill 2019, 14:51

Familja Mbape e ka futbollin në gjak, Etani 13-vjeçar në hapat e të vëllait

Familja Mbape e ka futbollin në gjak, Etani 13-vjeçar në hapat


Kilian Mbape është rrugës për t’u kthyer në futbollistin më të vlerësuar botëror. Francezi po pret radhën dhe në vitet në vazhdim, sulmuesi e ka treguar se do të jetë ai trashëgimtari i Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Megjithatë, në familjen Mbape po përgatitet edhe dikush tjetër për të hyrë në botën e futbollit.

Bëhet fjalë për vëllain e Mbape, Etan Mbape, i cili po përgatitet për të kaluar provën triditore për t’u regjistruar më pas në shkollën e famshme franceze ‘Clairefontaine’, nga e cila kanë dalë disa yje francezë si Tierri Henri, Matuidi, Anelka dhe së fundmi vetë Kilian Mbape. Vëllai 13-vjeçar i futbollistit të PSg, pasi ka kaluar dy fazat e para, tashmë duhet të kalojë testin final për të qenë më pas pjesë e shkollës, e cila vë në testim mënyrën dhe vizionin e lojës, teknikën, shpejtësinë dhe rezistencën.

Fituesit do të shpallen në muajin maj dhe do të qëndrojnë për dy vite në trajtim, ndërsa gjatë fundjavave do të luajnë me ekipet e moshave ku marrin pjesë, teksa vëllai i Mbapesë, Etan, është me skuadrën e PSG. Tashmë mbetet për t’u parë edhe nëse Etan, vetëm 13-vjeçar, është po aq i talentuar sa vëllai i madh, Kilian Mbape.