TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijojnë rrjedhjet nga listat e kandidatëve të opozitës. Kandidati i listës së Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, Andi Permeti është paraqitur sot në KQZ për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit.
Andi Përmeti ka qenë ndër kandidatët që është shprehur kundër Lulzim Bashës gjatë zgjedhjeve në parti, ndërkohë që pritet të marrë mandatin e deputetit dhe të jetë pjesë e “opozitës së re”.
Permeti ishte kandidati me nr.12 në qarkun e Korçës. Ai me profesion është avokat dhe pedagog në Fakultetin e Drejtësisë.
Nga ana tjetër edhe nga LSI-ja ka pasur një tjetër kandidat që ka thyer vendimin politik.
Bëhet fjalë për Eugen Bojaxhiu, i cili ka garuar në zgjedhjet e shkuara në listën e qarkut të Beratit.
Bojaxhiu është me profesion mjek patolog dhe ka kandiduar në zgjedhjet e shkuara në siglën e LSI-së, i renditur në listën e kandidatëve me numrin 6.