TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor është pjesë e Evropës dhe si i tillë ka një të ardhme në Bashkimin Evropian (BE), prandaj edhe liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të shikojnë drejt BE-së, tha në një intervistë për Anadolu Agency (AA) Tanja Fajon, anëtare e delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën, njëherësh edhe zëvendës anëtare e Këshillit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Porositë e Fajonit janë bërë në vazhdën e “toneve të kundërta” të cilat mund të dëgjohen së fundmi mes shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Anëtarja e delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën, thekson se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, por edhe në tërë Evropën nuk duhet vënë në rrezik, duke shprehur optimizmin e saj se një gjë e tillë është e mundur.
“Besoj se është e mundur paqja dhe stabiliteti në tërë Evropën. Kjo nuk është garanci për secilën ditë që vjen, prandaj duhet të luftojmë dhe të ruajmë këtë paqe dhe stabilitet, dhe nga shkaku i kësaj i kemi këto procese të integrimit evropian. Kjo është arsyeja përse të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të kenë një të ardhme në BE.
Ndoshta sot kemi sfida tjera nga ato të 50-60 viteve më parë, mirëpo vërejmë edhe humbjen e kredibilitetit të BE-së në rajon, kur forcohen interesat e ndryshme gjeopolitike, qoftë kur bëhet fjalë për rusët, kinezët apo arabët.
Mendoj se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe se e ardhja është e përbashkët”, porositi Fajon.
Ajo foli edhe për porositë e Brukselit se nuk do të ketë zgjerim të BE-së deri në vitin 2025, dhe nëse këto porosi dekurajojnë Ballkanin Perëndimor.
TPZ.AL