TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marrëveshja e Demarkacionit e Kosovës me Malin e Zi, e cila ka mbetur pa zgjidhje që prej dy vitesh, gjatë ditës së djeshme “përçau” partnerët e koalicionit qeverisës.
Komisioni i Ri për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi ,i caktuar nga kryeministri Haradinaj raportoi para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane mbi situatën, ndërsa deputetët e partive politike që janë pjesë e koalicionit shfaqën mendime kontroverse lidhur me të dhënat e deri tanishme, shkruan gazeta kosovare “Zëri”.
Gjithashtu deputetët e AAK-së u bënë thirrje anëtarëve të Komisionit që të mos nxitojnë, por ta bëjnë punën sa më mirë dhe të sjellin fakte, ndërsa deputetët e PDK-së konsideruan se gjatë ditës së djeshme Komisioni nuk ka ofruar asnjë të re rreth Demarkacionit.
Përkundrazi, sipas tyre, ky Komision në raportimin e djeshëm është marrë vetëm me punët e ish-komisionit paraprak, të drejtuar nga Murat Meha.
Pavarësisht tyre, përfaqësues të partnerit tjetër të koalicionit, Nisma për Kosovën, konsideruan se Komisioni gjendet para një presioni të madh për finalizimin e raportit.
Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në të tilla çështje duhet të ofrohen fakte e jo të bëhen deklarata politike. Ata me këtë rast nuk kanë përjashtuar mundësinë që Demarkacioni të bëhet shkas për t’u përçarë përfundimisht ky koalicion.