TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kuvendi i Maqedonisë do të vazhdojë sot diskutimin për projektligjin e përdorimit të gjuhëve që do të jenë për lexim të parë.
Debati i seancës që është i 15-ti për këtë ligj u ndërpre para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale, dhe vazhdoi gjatë ditës së djeshme, në Maqedoni.
Deputetët e partive përsëri kanë qëndrime të kundërta.
Për shumicën parlamentare ligji do të kontribuojë në bashkëjetesë, dhe nuk e prish karakterin unitar, është në pajtim me Kushtetutën.
Ndërsa opozita maqedonase thekson se ky ligj është anti-kushtetues dhe do të sjellë dygjuhësi në gjithë shtetin.