TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtatë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet mëngjesin e sotëm në Greqi.
Sipas mediave greke, personat janë mbytur nga shirat e rrëmbyeshëm që ranë gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, ndërsa ka edhe persona të zhdukur.
Një grua e moshuar u gjet e vdekur brenda apartamentit të saj në katin e përdhesë pasi ujërat i kishin bllokuar derën e banesës. Po kështu, edhe një burrë i moshuar u nxorr i vdekur nga shtëpia e tij që ishte përmbytur.
Ndërkohë, shumë persona të tjerë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Shumë automjete janë përmbytur, sikurse mund ta shikoni edhe në fotot më poshtë.
Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugë, në shumë akse kombëtare të shtetit grek është pezulluar qarkullimi i automjeteve.
Edhe autostrada Korinth-Athinë është bllokuar nga përmbytjet, ndërsa policia u ka bërë thirrje drejtuesve që të shmangin lëvizjen nga ky drejtim.
https://www.youtube.com/watch?v=FJUIABeWuks
[gallery columns="1" ids="20772,20774,20773,20771,20770,20769"]