TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të akuzuarit për sulmin në Kuvendin e Kosovës, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje sot do tu jepet dënimi përfundimtar nga Gjykata.
Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti, do të dalin sot gjatë ditës për herë të parafundit para trupit gjykues ku do të kenë mundësin të kundërshtojnë akuzat që rëndojnë mbi ta.
Procesi gjyqësor i filluar me aktakuzën e ngritur dhjetorin e vitit të kaluar lidhur me sulmin me antitank ndaj Kuvendit të Kosovës në korrik të vitit të kaluar është njëri nga proceset më të përfolura gjyqësore në vend.
Prokuroria i akuzon aktivistët dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje se kanë synuar që të pengojnë kalimin e marrëveshjes së demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, ku sulmuan me antitank objektin më të rëndesishëm të vendit.
Të akuzuarit kategorikisht kanë mohuar akuzat duke i cilësuar montime akuzat ndaj tyre.