BALLKAN, 16 Nëntor 2017, 08:46

Përmbytjet e pazakonta në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave

Përmbytjet e pazakonta në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar të paktën 15 viktima në pjesën qendrore të Greqisë, ndërsa kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Qytetet industriale Mandra, Nea Peramos dhe Megara, të cilat ndodhen në perëndim të Athinës, janë goditur më së shumti nga përmbytjet.

Sipas disa njoftimeve të policisë, shumica e të vdekurve kanë qenë njerëz të moshuar, trupat e të cilëve janë gjetur brenda shtëpive të tyre.

Kryeministri Alexis Tsipras ka shpallur periudhën e zisë kombëtare.