BALLKAN, 15 Nëntor 2017, 14:50

Presidenti serb Vuçiç: Mogherini ka mbështetur rrugën evropiane të Serbisë

Presidenti serb Vuçiç: Mogherini ka mbështetur rrugën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit të sotëm në Bruksel, me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka deklaruar se Serbia ka fituar “mbështetje për vazhdimin e rrugës evropiane”.

“Kemi biseduar për çështjet rajonale”, ka shkruar Vuçiç në rrjetin Twitter dhe ka shtuar se “Stabiliteti dhe paqja janë interes themelor, si për Serbinë ashtu edhe për BE-në”.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e zonjës Mogherini, në rrjetin Twitter ka shkruar se është disktuar për integrimin e Serbisë në BE, situatën në rajon dhe për dialogun me Kosovën.