Komisioni Evropian është i gatshëm të mundësojë çfarëdolloj ndihme për Greqinë pas vërshimeve të ujrave nga shirat e rrëmbyeshëm në Athinën perëndimore, deklaroi kryetari i KE-së, Zhan-Klod Junker.

“Me keqardhje mora vesh se shumë njerëz humbën jetët e tyre dhe të afërmit e tyre në vërshimet vdekjeprurëse të  ujrave që mbuluan pjesën qëndrore të Greqisë”, thekson Junker dhe shton se në emër të tërë Komisionit Evropian dëshiron të shprehë solidaritet me popullin dhe autoritetet greke.

“Tragjedia në cilindo shtet, që është anëtare e jona është tragjedi për tërë Evropën dhe jemi të gatshëm ta mbështesim Greqinë në cilëndo mënyrë”, shtoi ai.

“Instrumentet tona për ndihmë të shpejtë janë në dispozicion të plotë të autoriteteve greke”, theksoi Junker.

Nga vërshimet e ujrave në Greqi humbën jetën  15  persona dhe u plagosën 17 persona.