AKTUALITET, 30 Mars 2019, 19:25

Basha në Durrës: Rama ka ndryshuar pesë herë prokurorët e "Dosjes 339" për Dakon dhe Niçen

Basha në Durrës: Rama ka ndryshuar pesë herë prokurorët

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, ka shpjeguar edhe njëherë para qytetarëve të Durrësit, arsyet pse opozita ishte e detyruar të digjte mandatet.

Sipas Bashës, qeveria ka rënë me kohë, ndërkohë që përpëlitet që të shpëtojë Dakon me Niçen, duke ndërruar herëpashere prokurorët e dosjes 339.

Këta janë kapur si asnjëherë duke vjedhur vota, sepse ndryshe nuk ikën populli refugjat, por ikën qeveria. Ikën me votë dhe shkon para drejtësië. Edi Rama e di shumë mirë se po të mbahen zgjedhje të lira nuk fiton vota në fshat dhe në qytete. Prandaj ai ka shkatërruar themelin e demokracisë, votën e lirë. Kush më mirë se durrësakët dhe shijakasit e dinë këtë.

Dosja 339 është dëshmia më e mirë e kapjes dhe e shkatërrimit të drejtësië. Ka ndërruar 5 herë prokurorët e dosjes 339 me shpresën se do shpëtojë Vangjush Dakon dhe Niçen të kapur duke vjedhur vota. Ndaj me zgjedhje të vjedhur, më Gjykatë Kushtetuse të shkatërruar, me drejtësi të vrarë, nuk kishte asnjë rrugë tjetër për opozitën për ti shërbyer interesit publik.