AKTUALITET, 30 Mars 2019, 18:43

Borusia parakalon Bajernin me dy gola në shtesë

Borusia parakalon Bajernin me dy gola në shtesë

Borusia Dortmund merr sërish komandën e Bundesligës e vetme. Ajo ka lënë pas Bajernin pas javës së 27-të, falë fitores 2-0 me Vofsburgun. Heroi i Borusias ishte sulmuesi spanjoll, Pako Alkaser, i cili i realizoi të dy golat në minutat shtesë të ndeshjes.

Bajerni i Mynihut ndërkohë bëri një hap fals, duke barazuar 1-1 në fushën e Frajburgut, që kaloi në epërsi që në minutat e para. Levandovski barazoi që në pjesën e parë, por vetëm kaq, sepse rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Në këtë ndeshje ishte titullar me Frajburgun mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi, i cili u ndëshkua me karton të verdhë. Me këtë barazim, skuadra e Abrashit i ka bërë një nder Borusias, duke ndalur Bajernin.

Protagonist pasditen e sotme në Gjermani ishte edhe sulmuesi kosovar i Verderit, Milot Rashica, i cili shënoi golin e parë në fitoren 3-1 ndaj Mancit.