TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar i identifikuar si Florenc Mataj, 38 vjeç, është arrestuar në Itali si i përfshirë në fushën e drogës dhe në disa grabitje.
Ai u arrestua së bashku me një shtetas italian, të identifikuar si Gianfranco Bassani, 40 vjeç
Arrestimi i tij erdhi pasi tri ditë më parë një 44 vjeçar i varur nga droga, u paraqit në Polici teksa denoncoi dy persona për grabitje.
Ai tha në polici se dy personat i kishin kërkuar 2 mijë euro për një furnizim të pretenduar droge.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit italian u gjetën 41 doza hashashi dhe kokaine si edhe 160 euro që i përkisnin shqiptarit Mataj.