TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona ka arritur të fitojë derbin katalanas përballë Espanjolit me rezultatin 2-0, ku vendimtar ka qenë Leo Mesi me dy golat e shënuar në pjesën e dytë. Sulmuesi argjentinas ka qenë vendimtar edhe njëherë tjetër për katalanasit, duke dhuruar spektakël në fushë dhe supergol.
Pjesa e parë e takimit është mbyllur në barazim pa gola ndërkohë që Mesi është shfaqur në të dytën. Në minutën e 71, ai ka shënuar një supergol me anë të një goditjeje dënimi duke gjetur trekëndëshin e portës. Sakaq, në minutën e 89, ka qenë sërish Mesi ai i cili ka realizuar një tjetër gol të bukur.
Barcelona me këtë fitore, shkëputet edhe më shumë në krye duke shkuar në +13 nga vendi i dytë që mbahet nga Atletiko Madrid që ka një ndeshje më pak. Atletiko Madrid luan në transfertë këtë javë ndaj Alaveshit.
Barcelona-Espanjol 2-0
Shënues: 71’,89’Mesi