AKTUALITET, 25 Shkurt 2018, 18:04

Deputeti i LSI do t'i kërkojë Parlamentit një minutë heshtje për tragjedinë e Velipojës

Deputeti i LSI do t'i kërkojë Parlamentit një minutë

Deputeti i LSI-së, Qarku Shkodër, Agron Çela, i shoqëruar nga një përfaqësi e kësaj partie ngushëlluan familjen Preka në Velipojë për humbjen e katër pjesëtareve të saj në një aksident.

Deputeti Çela tha se i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë që seanca e ardhshme parlamentare të filloj me një minutë heshtje në nderim të viktimave të familjes Preka që humbën jetën në aksidentin tragjik.