TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lacio kualifikohet në çerekfinale të Europa League. Skuadra italiane ka fituar 2-0 në Ukrainë kundër Dynamo Kiev. Golat për Lazion u shënuan nga Leiva dhe De Vrij, nga një për çdo pjesë loje.
Sfida e parë në Romë kishte përfunduar 2-2 dhe Lazio me këtë fitore ka arritur kualifikimin për në çerekfinale. Një paraqitje e mirë edhe për Strakoshën që ishte titullar për Lazion.
Atletiko Madrid ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Lokomotivën e Moskës me rezultatin 1-5. Takimi i parë kishte përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të spanjollëve, të cilët kualifikohen në turin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 8-1.