AKTUALITET, 12 Tetor 2018, 14:49

Eros Grezda, entuziast: Jam optimist për fitore ndaj Izraelit

Eros Grezda, entuziast: Jam optimist për fitore ndaj Izraelit

Eros Grezda është një nga lojtarët që ka spikatur më shumë me fanellën kuqezi në ndeshjet e fundit. Anësori u pa dhe si sulmues në sfidën me Jordaninë, por fakti që vinte nga një dëmtim u pa se nuk ishte në 100% e tij.

Në Konferencën për shtyp, Greza ka komentuar pritshmëritë që ka për sfidën me Izraelin, por nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe një koment sa i përket faktit që stërvitet nga dy trajnerë që në të shkuarën kanë qenë lojtarë të mëdhenj.

FORMACIONI – “Nuk varet vetëm nga trajneri formacioni, pasi kemi dhe disa lojtarë të dëmtuar. Më këta lojtarë do të jemi trajneri provon skemat dhe ne duhet të përshtatemi. Ata që kanë luajtur janë paraqitur mirë”.

KUALIFIKIMI – “Jemi tre skuadra shumë afër njëra-tjetrës. Izraeli nuk u dorëzua dhe mori një penallti që për mua nuk ishte penallti, por në fund me meritë fituan. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përqendruar. Jam optimist për ndeshjen e të dielës. Besoj shumë tek fitorja”.

MUNGESAT – “Nga ndeshja me Turqinë nuk do të jenë vetëm Roshi e Sadiku, pra jemi i njëjti grup. Jemi në një moment të mirë dhe do të përsërisim një ndeshje si me Turqinë dhe nuk do na ndalë as Izraeli dhe as Skocia”.

TRAJNERËT – “Kam fatin që të punoj me emra të mëdhenj si Xherard dhe Panucci. Mësoj shumë nga ata. Me Panuccin kam punuar më shumë dhe them se jam rritur shumë. Janë dy tipe të ndryshe, janë profesionist por jo të ngjashëm”.

POZICIONI – “Jam shumë më mirë në krah, pasi i di të gjitha lëvizjet dhe kam luajtur gjithnjë. Do të vendosë trajneri se si do të luajë”.